Sulmoi seksualisht një shqiptare, senegalezi arrestohet në Itali

0

ITALI- Policia italiane arrestoi një shtetas me origjinë senegaleze pasi tenpoi të sulmonte seksualisht një grua shqiptare. Lagazzettadilucca shkruan se gjatë aktivitetit brenda sportelit të zyrës së emigracionit në Komisariatin e Policisë, punonjësit e policisë të punësuar kanë kuptuar se në dhomën e pritjes shtetasi po ngacmonte një grua me kombësi shqiptare, duke i kërkuar me ngulm ta ndiqte në tualet.

Kur gruaja refuzoi kërkesën e tij, burri e kapi me forcë për dore duke u përpjekur ta tërhiqte zvarrë në dhomat e tualetit. Policia e pranishme ka ndërhyrë në mbrojtje të gruas së sulmuar. Shtetasi senegalez u arrestua dhe iu nënshtrua masës së arrestit shtëpiak në dispozicion të organit gjyqësor kompetent. Shtetasi nga Senegali gjithashtu bëri rezistencë ndaj efektivëve gjatë momentit të arrestimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu