Sulmuesi intimidohet nga pyetja, largohet i tërbuar nga intervista

0

Uellsi u eliminua nga EURO 2020 pas humbjes së sotme kundër Danimarkës, ndërkohë që pas ndeshjes ka pasur një episod të veçantë me Gareth Bale.

Sulmuesi anësor, i cili ishte në huazim te Tottenham sezonin e fundit dhe pritet të rikthehet te Real Madrid, ka braktisur intervistën.

Pyetja nëse kjo ishte ndeshja e fundit me kombëtaren e Uellsit nuk është pritur mirë nga Bale, i cili është larguar pa dhënë përgjigje.

Më parë sulmuesi kishte thënë për ndeshjen: “Ndeshja nuk shkoi si donim. E nisëm mirë, 25 minutat e parë dhe pastaj pësuam gol. Më pas ndryshoi pak.

U përpoqëm të luanim në pjesën e dytë, por fatkeqësisht bëmë një gabim dhe ai gol na preu krahët.  Sigurisht të gjithë jemi të zemëruar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu