Një video ku shihet një polic dhe një shofer kamioni teksa zihen është bërë virale në media sociale. Pamjet janë filmuar nga kalimtarët e rastit.
Kamioni ka ndaluar anës rrugës në korsinë e mjeteve të rënda, ndërsa shihet polici që kërkon të ngjitet me forcë në kabinën e shoferit. Ky i fundit kërkon të mbyllë derën, por efektivi e mban me kokë, duke rrezikuar që të dëmtohet.
Më pas ai arrin ta mbajë derën e hapur dhe ngjitet sipër në kabinë, ku kapen nga fyti me njeri-tjetrin dhe tentojnë të goditen. Më pas aty ka ardhur një tjetër polic, ndërkohë që nuk dihet se pse ka nisur konflikti mes tyre.