Sekuestrohen 17 kg heroinë në një kamion në Portin e Durrësit

0

 

Një sasi prej 17 kilogramë heroinë është sekuestruar në portin e Durrësit nga një kamion me drejtues një 47 vjeçar.

Burime bëjnë me dije se shoferi identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është nga Vlora.

Sipas burimeve në dëshminë e tij paraprake para policisë ai ka bërë me dije se nuk di asgjë në lidhje me ngarkesën që ishte në automjet.

“S’kam dijeni jam i punësuar”, ka thënë ai.

Ndërkohë sasia e drogës së sekuestruar në Portin e Durrësit kishte si destinacion Italinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu