Superprodhim, por s’ka treg për vajin e ullirit! Fermerët e Elbasanit kërkojnë “dorën” e shtetit pasi ndihen të falimentuar

0

Mbiprodhimi i ullinjve ka bërë që një sasi e madhe vajit të mbetet pa u shitur. Janë fermerët e Elbasanit ata që ankohen se kanë sasi të mëdha vaj ulliri të pa shitur që nga viti i kaluar.

Aktualisht ka nisur prodhimi i vajit të ri, por janë të pashpresë për të gjetur treg. Fermerët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit që mundi i tyre të mos shkojë dëm.

“Mbledhja e ullinjve ka filluar, por problem është tek tregu i lirë. Duam ndihmë nga shteti, nga qeveria, dy vjet mbeti pa shitur. Prodhim ka boll”, tha një fermer.

Problem tjetër që hasin fermerët e ullirit është dhe mungesa e fuqisë punëtorëve , pasi këta të fundit kanë ikur jashtë.

Shqetësimit të fermerëve i bashkohet dhe administratori i një punishteje vaji në zonë. Ai thotë se shpesh detyrohet t’u blejë vaj fermerëve ,vetëm për t’i ndihmuar.

“Jemi në prag të sezonit të vajit të ullirit. Nuk ka treg vaji. Ata nuk kanë shitur prodhimin e vjetshëm. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme, çmimet janë rritur, taksat janë rritur, vaji nuk shkon”, tha ai.

Edhe pse vaji i lulediellit apo misrit në supermarket tregtohet me gati 400 lekë, vaji i ullirit nuk shitet me shumë se 350-400 lekë litri. Por për fermerët një çmim i tillë i nxjerrë me humbje.

“Ku do ta shesim vajin, ku do shkojë vaji. Nuk ka treg fare”, u shpreh një tjetër


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu