Synon karrigen e Merkel, konfirmohet kandidati i PSD që premton pagat 12 euro në orë

0

Olaf Soltz, ministër i financave që aktualisht mban edhe postin e zv/kancelarit do të jetë kandidati i Social Demokratëve në zgjedhjet federale që do të mbahen në muajin shtator në Gjermani.

Me 513 vota pro, 20 kundër dhe 12 abstenim Soltz u konfirmua zyrtarisht sot si kandidat për kancelar të PSD gjatë një mbledhje të zhvilluar online.

Kandidatura e tij ishte propozuar që në gushtrin e kaluar nga kryesia e partisë së tij.

Soltz ka shfaqur një program në kontrast me kandidaten e “Të Gjelbërve” Analinza Berbock. Ai ka premtuar ekonomi neutral deri në vitin 2045 me një pagë minianle prej 12 eurosh në orë që në vitin e parë të mandatit të tij.

Ndalur tek kundërshtarët e tij, Soltz është shprehur se një qeveri nën drejtimin e CDU/CSU do të përbënte kërcënim për prosperitetin e Gjermanisë dhe vendet e punës, duke vënë theksin tek skandalet që ishin përfshirë udhëheqësit e partive konservatore

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu