Takimi i Edi Ramës me diasporën në Athinë, kryeministri do shoqërohet me makinë të blinduar! Fotot

0

Është firmosur përfundimishit marëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Christmas Theatre për dhënien me qira të sallës në të cilën do të zhillohet takimi i kryeministrit Edi Rama me diasporën.

Tch ka publikuar një kopje të kontratës e cila u firmos mes palëve. Në kontratë parashikohet zhvillimi i eventit, ndërsa organizatorët marrin përsipër gjithë procedurën, sigurinë, ndriçimin, foninë dhe pastrimin.

Vlen të përmendet se pala greke ka shmangur deri në pengim dhënien e ambienteve dhe u desh insistimi i zotit Rama që ambienti të jepet për eventin në fjalë.

Edhe pse takimi i zotit Rama është privat, qeveria greke ka thënë se nuk e ka ftuar zotin Rama, por as mund ta ndalojë atë të zhvillojë këtë takim në Athinë.

Për sigurinë e zotit Rama, qeveria greke ka vënë në dispozicion një autoveturë tip BMW të blinduar dhe forca të shtuara sigurie.

Kryeministri Rama do të mbërrijë në Athinë mëngjesin e së dielës dhe do të shkojë direkt në vendin e eventit.

Pas mbarimit të takimit me diasporën, kryeministri shqipar do të marrë pjesë në Asamblenë e PS në Greqi dhe do të shpërndajë karta anëtarësimi për dhjetëra të rinj që zgjodhën e anëtarësohen në Partinë Socialiste.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu