Takimi në Greqi me princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Rama e pranon: Folëm për energjinë diellore

0

Nga Vlora, aty ku po mobilizohet kantieri i Portit të Ri, Rama ka dhënë detaje nga takimi, për të cilin vendosi që të heshte deri më tani.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nga Vlora pranoi se ka shkuar në Athinë ku zhvilloi një takim me princin e Kurorës së Arabisë Saudite jashtë kamerave, në një ndalesë të paparashikuar sipas tij. Nga Vlora, aty ku po mobilizohet kantieri i Portit të Ri, Rama ka dhënë detaje nga takimi, për të cilin vendosi që të heshte deri më tani.

“Pata një takim me princin e kurorrës, i cili me ftoi se pati një ndalesë në Athinë. Ndalesa e Shqipërisë u shty për një moment të dytë. Aty u lind marrëveshja për të sjellë interkoneksionin nga Arabia, në Greqi dhe Shqipëri për të shitur energjinë diellore. Por ne nuk do të kemi më nevojë të importojmë, do eksportojmë. Do të vijë shumë shpejt momenti,”-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij. Ndërsa lidhur me takimin, Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite njoftoi se: Kryeministri shqiptar shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për vendimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të mbështetur Shqipërinë me 50 milionë dollarë dhe për faktin se Fondi i Investimeve Publike synon të eksplorojë mundësitë e investimit në Shqipëri me vlerë 200-300 milionë dollarë.

Pas publikimit të lajmit se Rama kishte qenë në Athinë pati heshtje nga Kryeministria. Por Rama ka vendosur që sot të tregojë çfarë ka ndodhur, e mesa duket takimi ka qenë për energjinë elektrike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu