Një rast i papreçedent u regjistrua sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Elbasan.Në momentin që u njoftua se banorët e fshatit Kështjellë dhe Muriqan do të shpreheshin mbi problematikat që kanë kryesisht,në infrastrukturë të majtë e të djathtë braktisën mbledhjen, duke shkaktuar indinjatë dhe zemërim te banorët.
Të fyer për sjelljen e këshilltarëve ata theksuan se fshati është lënë qëllimisht jashtë vëmendjes ndersa paralajmëruan bojkotim të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.


Edhe më herët banorët e fshatrave Kështjellë dhe Muriqan në Elbasan kanë protestuar për rrugën, por nuk ka patur asnjë reagim institucional.Të gjendur përballë kësaj situate ata morën pjesë në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak, por u hasën me ngutjen e këshilltarëve për tu larguar./Infoweb Media