Tapë në timon, hedh në ajër motorin dhe përplas 4 makina

0

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Beratit. Një mjet, tip “Renault” me targa AB 906 AR, që drejtohej nga një 27-vjeçar që ishte i dehur në timon duke bërë “kërdinë” në qytet.

Pasi ka përplasur dhe hedhur në ajër në afërsi të Urës së Varur një motoçiklist që shpërndan, 27-vjeçari ka fluturuar në rrugën e përgjatë lumit duke përplasur 4 mjete të parkuara në rrugë dhe më pas ka përfunduar brenda lulishtes së qytetit.

Drejtuesi i motoçikletës, që pas përplasjes është shembur në asfalt është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Beratit. Drejtuesi i mjetit Tajar Hysko ka dalë pa lëndime nga makina dhe është ndaluar nga policia.

Si pasojë e aksidentit të rëndë një 33-vjeçar që qarkullonte me motorin e picave është në gjendje të rëndë dhe 4 mjete të parkuara në rrugë janë shkatërruar. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe ekspertë të qarkullimit rrugor, që janë duke kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu