Tashmë e konfirmuar! Kanye West do të kandidojë për president në vitin 2024

0

Reperi amerikan, Kanye West ka deklaruar se në vitin 2024 do të kandidojë për postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Reperi, i cili tani është zhytur në një polemikë antisemitiste, shpalli fushatën e tij për president të Shteteve të Bashkuara edhe në vitin 2020. Sipas Mirror, ai zbuloi planet e tij në një video të shpërndarë në Twitter, ku tha se komentatori i ekstremit të djathtë Milo Yiannopoulos po mbështeste kandidaturën e tij.

Në klip, Kanye pretendon se ish-redaktori i Breitbart News tashmë ka nisur punën për planet që ai ka shpalosur.

“Ky është Milo këtu, duke punuar në fushatë,” tha Kanye.

“Unë mendoj se është,” u përgjigj Milo përpara se të shtonte, “Faleminderit, e pranoj.”

Më pas kameramani e pyeti Kanye-n, “Pra, do garoni?” të cilës Kanye iu përgjigj: “Po”.

Videoja, në të cilën West thotë se Yiannopoulos po punon në fushatën e tij, vjen pasi llogaria e reperit në Twitter u riaktivizua pasi ai u ndalua nga aplikacioni për shkak të komenteve antisemitike.

Edhe më herët reperi ka shprehur dëshirën për të kandiduar, por kurë nuk ka arritur kaq afër bërjes realitet të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu