Tashmë pjesë e televizionit, Lori Hoxha e angazhuar me programin e shumëpritur

0

Lori Hoxha e mendon shpesh largimin nga Shqipëria, por asnjëherë seriozisht. “Më mban këtu familja,” u shpreh ajo në një intervistë për Prive. Përveç familjes, Lorin në Shqipëri duket se e mban edhe televizioni, një projekt me të cilin ajo po merret së fundmi.

“Me çfarë po merresh më shumë këto kohë?” ishte pyetja, të cilës ajo iu përgjigj:

“Po merrem me shumë gjëra, por jam fokusuar më shumë te televizioni dhe është gjëja që më pëlqen më shumë të bëj. Dhe po merrem me një progam shumë të madh që po e presin të gjithë. Shqiptarët e dinë cili projekt është.”

Mendja të shkon te “Big Brother”, më i përfoluri së fundmi nga programacioni i ardhshëm i Top Channel. Nuk është çudi që Lori, e cila ka shërbyer edhe si producente e Top Awards kohë më parë, të kujdeset për një program shumë të madh si “Big Brother”. Madje e ka prekur diçka të tillë më parë.

Në një intervistë në “Dilema Sociale” në Top Albania Radio me Eno Popin, në dhjetor të vitit 2020, ajo u shpreh:

“Lori në televizion? Lori dhe Lori Hoxha bëhen miks gjithmonë. Do të doja shumë. Nga eksperienca e viteve të fundit, mendoj se kam mjaftueshëm bagazh për të bërë një emision shumë të mirë dhe shpresoj që të vijë momenti që të jem gati të bëj diçka që vërtet vlen, jo për ta bërë sa për të vënë emrin tim te titrat. Uroj që të vijë dita.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu