Taulant Balla i dorëzon Elbasanin Gjiknurit/Do të punojmë fort për zgjedhjet lokale

0

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar një takim falenderimi me përfaqësuesit socialistë në Elbasan. Ai thotë se puna do të vijojë edhe për fitoren e PS në zgjedhjet lokale të 2023 dhe ato parlamentare të 2025.

Elbasan, Falenderimi për gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë me të cilët kemi punuar ngushtësisht dhe natyrshëm do të punohet edhe në vazhdim për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe ato parlamentare në 2025”, shkruan Balla.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Damian Gjiknuri, tashmë i caktuar si Drejtues Politik i Qarkut të Elbasanit, ku u shpreh se e njeh këtë qark, pasi aty është zgjedhur për herë të parë deputet dhe se duhet çuar më tej puna e mirë e bërë nga Taulant Balla.

“Kënaqësi të rikthehem sërish në Elbasan, Qarkun ku nisa rrugëtimin tim si deputet i Partisë Socialiste. Bashkë me Taulantin, Evisin dhe Blendin takuam strukturat drejtuese në parti e pushtet vendor. Përgjegjësinë e dhënë në Asamblenë Kombëtare për drejtimin e këtij Qarku do ta përkthejmë sëbashku në punë e përkushtim maksimal.

Elbasani ka patur një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e fundit. Është koha që fryma e bashkëpunimit me njëri-tjetrin, përmbushja e premtimeve ndaj çdo qytetari dhe ri-organizimi i Partisë Socialiste në çdo nivel të na garantojnë një tjetër rezultat rekord në zgjedhjet e radhës. Jam besimplotë se do të çojmë përpara punën e mirë dhe do t’ia dalim!”, shkruan Gjiknuri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu