Të akuzuar për spiunazh, dalin sot para gjykatës dy rusët dhe ukrainasi të arrestuar në Gramsh

0

Tre shtetasit e huaj, dy rusë dhe një ukrainas, të arrestuar në Gramsh pas përleshjes me dy ushtarë shqiptarë do të dalin sot para togave të zeza në Elbasan.

Svetlana Timofoeva, 33-vjeç dhe Mikhail Zorin, 24-vjeç, dhe Fjodor Mihajlov shtetas ukrainas akuzohen për spiunazh pasi u arrestuan gjatë tentativës për të hyrë në zonën e ndaluar të uzinës ushtarake të Gramshit.

Seanca gjyqësore pritet të mbahet sot në orën 11:00.

Hetuesit thonë se tre shtetasit e huaj ishin të pajisur me harta ku kishin shënuar objekte të rëndësisë së veçantë në vendin tonë, dhe me kamera e dronë ata kishin kryer fotografi të këtyre objekteve.

Gjatë tentativës për të hyrë në uzinën e Gramshit ata sulmuan me sprajt neuroparalizues dy ushtarët shqiptarë që ruanin godinën.

Rusët dhe ukrainasi kanë pretenduar se janë “blogger”, turistë të interesuar në eksplorimin e godinave të vjetra kryesisht të ish-Bashkimit Sovjetik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu