
Njerëzit janë të gatshëm që të bëjnë gjëra të çmendura që të jenë pjesë e librit të rekordeve.
Në mesin e rekord-mbajtësve në botë, disa prej tyre janë me anomali fizike si për shembull personi më i vogël në botë, ai më i shkurti e kështu me radhë.
Kështu libri Guinness i Rekordeve është i mbushur me gjëra shumë të çuditshme.
Ka njerëz që kanë vënë rekord për pirjen e filxhanit më të madh me kapuqino, e për shembull në këtë libër janë edhe një çift që e kanë thyer rekordin për puthjen më të gjatë.
Ja disa nga rekordet më të çuditshme që njerëzit i kanë thyer:
1010 gra me bikini kanë pozuar në një plazh në Australi, duke e thyer kështu rekordin me më së shumti femra të veshura me bikini në një fotografi.
Hassan al-Zayat ka punuar një version të Kuranit. E veçanta e librit të shenjtë të myslimanëve i punuar nga Hassan-i ka të bëjë me atë se ai është 71 cm i gjatë. I tërë libri është i shkruar me dorë.
Në përpjekje për të hyrë në Llibrin e Rekordeve Guines, për skarën më të madhe në botë, 30,000 njerëz në një ditë poqën 13,713 kilogramë mish lope.
Chris Walton, e mban rekordin në Librin Guines për thonjtë më të gjatë në botë.
Fëmijët që morën pjesë në një marsh paqeje e u veshën si Mahatma Gandi. Ata ishin turma më e madhe e njerëzve që ishin të veshur si Ghandi.
Gruaja që veshi fustanin e nusërisë me bishtin më të gjatë në botë. Ajo jeton në Bukuresht të Rumanisë, dhe ka hyrë në Librin e Rekordeve Guiness me vellon e saj.