Të dënuarit e burgut të Peqinit drejt grevës së urisë. Del letra me kërkesat

0

PEQIN-Në Burgun e Peqinit të dënuarit janë duke u përgatitur për grevë urie, sipas praktikës së grevës së urisë të orientuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Drejtuesit kanë refuzuar kërkesën e tyre për grevë, kurse nga ana tjetër të burgosurit kanë zbardhur disa pika që i çojnë drejt vendimit ekstrem.

Në kërkesat e zbardhura kërkohet që ajo pjesë e të denuarve që kanë shlyer 3/5 e dënimit të kenë të drejtën e lirimit me kusht kurse ata që kanë kryer 1/3 e dënimit të marrin leje shpërblyese.

Të burgosurit shprehen se dhe sipas praktikës së BE-së, ata të dënuar me burgim të përjestshëm që kanë kryer 20 vite burg, të kenë të drejtën për tu liruar.

Në letrën e dërguar të dënuarit shprehen se pavarësisht fajeve që kanë bërë, qëllimi është rehabilitimi dhe integrimi në shoqëri dhe jo ajo që po ndodh që sipas tyre është “ndëshkim fizik dhe psikologjik” duke u trajtuar jo si çdo i dënuar ne vendet e zhvilluara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu