Raporti i Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka pësuar krisje, pas gënjeshtrës së këngëtarit lidhur me sëmundjen e rëndë.
Teksa përpiqet për t’i kërkuar falje se e gënjeju, Luizi është përballur me reagimin e ashpër të moderatores, pasi kjo e fundit i ka thënë se nuk do të ketë asnjë lidhje me të dhe se nuk e sheh dot me sy.
Nga ana tjetër moderatorja ka thënë se është në gjendje të keqë dhe se shpreson të dali nga shtëpia e BBVIP ditën e shtunë.
Kiara: Unë me ty nuk dua të kem më punë, më rri larg, më lër hapësirë se po çmendem, me mua nuk ke më punë fare. Nuk kam më besim te ty, e kupton këtë? Nuk di si ta them më troç, edhe vendi të hapet këtu, ti me mua s’ke më punë. Më rri larg! Nuk të shoh dot në sy, më është kthyer në një gjendje shumë të keqe!
Luizi: Nuk e pranon faljen time?
Kiara: Më lër të qetë të lutem, mos mu afro më, nuk dua më shpjegim nga ty, mu hiq sysh, nuk të dua më fare. Nuk mundem më, po më plas zemra, jam aq keq sa ishall them dal të shtunën!