Të rinjtë aventurierë përplasin Ferrarin e marrë me qira

0

Dy të rinj që kishin marrë me qira një Ferrari, u përplasën me një automjet në autostradën Lake Shore Drive. Mediat e huaja raportojnë se automjeti u përplas rreth orës 12:45 të së shtunës dhe drejtohej nga një 22-vjeçar. Shoferi që ndodhej në makinë së bashku me një 20-vjeçar humbi kontrollin në një kthesë dhe më pas automjeti u përmbys dhe mori flakë. Policia ka thënë se ata ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Spitalin Memorial Northëestern. “Automjeti ishte marrë me qira për fundjavë”, shkroi zyra e informacionit publik të CFD. Gjithashtu ju drejtuan qytetarëve duke ju lutur të tregojnë kujdes me shpejtësinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu