Të rinjtë, sytë nga vendet europiane

0

Shumë të rinj të ardhmen e tyre e shohin në vendet pereëndimore. Emigrimi thuajse është shndërruar në motivacionin kryesor të një pjese e madhe e të rinjve. Qofte ky në një shtet të bashkimit Europian apo diku tjetër. Pagat e ulta dhe jetesa e pasigurtë që hasën shpesh në Shqipëri e kanë kthyer tashmë ikjen nga këtu në qellim kryesor. Edhe pse deri tani largimet kanë qenë në masë qytetet duken disi te boshatisura nga të rinjte kjo nuk i pengon ata që kanë mbetur të shprehin deshirën e tyre per tu larguar. Një pjese e tyre shprehen për info web që do largoheshin nga Shqipëria sapo tu jepej kjo mundesi për tu larguar. Jetesa jo e mirë papunsia pagat e ulta dhe kushtet jo optimale janë disa prej arsyeve kryesore që keta të rinj presin me padurim ditën për të ikur.

Shpesh një arsye madhore e vendimit për tu larguar nga vendi eshte niveli i lartë i korrupsionit që statiatikat kanë treguar se është në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu