Ballina AKTUALITET Të shtëna me armë drejt një banese në Durrës/ Arrestohet autori 44...

Të shtëna me armë drejt një banese në Durrës/ Arrestohet autori 44 vjeçar

0

DURRËS

Tronditëse është ajo që ka ndodhur në Durrës pak më parë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije, se 44-vjeçari S. M., pas një konflikti të çastit me 29-vjeçarin E. Sh., ka marr armën dhe ka qëlluar në drejtim të shtëpisë së tij.

Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa autori i krimit është arrestuar nga efektivët.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese, identifikohet dhe brënda pak minutash kapet e shoqërohet në ambientet e Policisë, autori i dyshuar.

Në lagjen nr.15, Durrës, shtetasi S.M., 44 vjeç, duke qarkulluar me automjet, si pasojë e një konflikti për motive të dobta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Autori i dyshuar i ngjarjes, pasi ka qëlluar me armë është larguar me shpejtësi por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, brenda pak minutash është kapur dhe është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu