Të shtëna me armë në Elbasan? Sqarim i policisë: Po zhvillohen operacione, është kapur një person i armatosur

0

Pas informacioneve se në Elbasan kishte të shtëna me armë, InfowebTv ka arritur të mësojë se një lajm i tillë nuk është i saktë.

Sipas burimeve policore, bëhet me dije se në Elbasan nuk ka të shtëna me armë, por po zhvillohet një operacion nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me FNSH. Deri tani është kapur një person i armatosur me armë zjarri pistoletë, te Stacioni i Trenit në Elbasan dhe është shoqeruar. Ndërkohë po vijon operacioni dhe kontrollet e mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu