FOTO/ Po pinte kafe me të atin, momenti kur u vra Arian Gosa

0

Vritet me një plumb në kokë 48-vjeçari Arjan Gosa në një lokal në Kavajë.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në një lokal lagjeje, ndërkohë që viktima ishte duke pirë kafe sëbashku me babain e tij.

Në vendin e ngjarjes është vënë re një i moshuar, i cili i është afruar trupit të vitimës sapo ngjarja ka ndodhur, nga buimet është konfirmuar se ai ishte babai i tij.

I dhimbshëm është fakti që Arjan Gosa është vrarë në prani të prindit të tij, teksa i moshuari ka parë gjithë skenën e ngjarjes ku i biri ekzekutohej.

Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën ndërkohë që ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle në Kavajë.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka krijuar tashmë rrethimin e sigurisë ndërkohë që po mbledh provat e para. Të gjitha hyrjet dhe daljet për në qytetin e Kavajës janë blinduar ndërkohë që është shpallur në kërkim autori.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion paraprak Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu