Të shtëna me armë në Mamurras, një person i plagosur transportohet tek Trauma

0

Një operacion policor për kapjen e një personi të shpallur në kërkim është shoqëruar me shkëmbim zjarri në Mamurras.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë, i kërkuari ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën mjekësore.

Burime bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar në orët e fundit, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes dhe dinamika e shkëmbimit të zjarrit janë ende nën hetim.