VIDEO/Gripi i syrit në Elbasan, mjekja: Kujdes me higjenën dhe vetëkurimin

0

Stina e alergjive shoqërohet në shumë raste edhe nga gripi i syrit. Mjekët okulistë në Elbasan thonë se kjo ka qënë një periudhë virozash edhe për sytë , ku në disa raste pacientët vijnë vonë kur shenjat janë agravuar deri në vështirësi në shikim. Mjekja okuliste ne Poliklinikën e Specialiteteve Ardeida Xhamuca sheh si shqetësim vetkurimin e qytetarëve, të cilët në shumë raste e agravojnë problemin.

Mjekja apelon per kujdes me higjenën dhe mjekimin pasi sëmundja është shumë ngjitëse.Gripi i syrit vihet re më shumë tek fëmijët për shkak të përhapjes në kopshte dhe shkolla por dhe mbivendosjes së virozave të stinës.
Gripi i syrit është një infeksion viral që ngjitet përmes kontakti me personat e prekur e shkakton skuqeje të syve. Raste e komplikacioneve të syrit prej virozave ndonëse në pjesën më të madhe të tyre janë pa pasoja, disa të tjera kanë çuar deri në reduktim të shikimit, për shkak të vonesave në trajtim apo vetëkurimit.