Të shtëna me armë në një xhami, raportohet për viktima

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Liban, ku një burrë ka mbetur i vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave në një xhami, raportojnë mediat e huaja.

Sipas informacioneve të deritanishme, sulmi ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes disa personave.

Personi i armatosur që hapi zjarr në xhami gjatë lutjes është arrestuar nga ushtria.

Një zyrtar i sigurisë raportoi se viktima dhe pesë të plagosurit ishin shtetas sirianë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu