Tea Trifoni plot surpriza, vjen si moderatore e këtij programi

0

Ditën e djeshme, u mësua se ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni, po niste një karrierë të re si moderatore në “Top Channel”.

Ajo ishte parë vazhdimisht në dyert e këtij televizioni, ndërsa sot faqja zyrtare e “Top Channel” ka publikuar videon promo të emisionit.

“Gra dhe goca” do të titullohet formati i bashkëmoderuar gjithashtu nga Olesia Leço, Fatma Haxhialiu dhe Krista Merkoçi.

Gjatë videos promo që në fakt i dedikohet gjinisë së tyre, vajzat tregojnë se mund të bëjnë gjithçka që bëjnë burrat, madje mund ta bëjnë edhe mbi taka!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu