Teatër në shtëpi, Lulzim Zeqja flet për festivalin online që nis së shpejti

0

Aktori i mirënjohur, Lulzim Zeqja foli për iniciativën më të fundit të ndërmarrë për të sjellë pranë publikut një festival online, një mënyrë për të sjellë më afër skenës së teatrit, aktorët dhe publikun. I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, aktori tha se festivali pritet të nisë me 23 Shkurt dhe do të zgjasë një muaj.

Pjesë e tij do të jetë trupa e Teatrit Kombëtar të Tiranës, eksperimental, trupat e teatrove të disa qyteteve më të rëndësishme si dhe gjithashtu të Kosovës dhe Maqedonisë. Juria, që do të jenë vetë trupat teatrale do të ndajnë disa çmime të ndryshme, mes së cilëve aktori/aktorja më e mirë, regjia apo shfaqja më e mirë.

“Teatri nuk funksionon pa publikun por vendosëm që të mos jemi indiferent dhe të vijmë, të krijojmë një dritare teatri në shtëpinë e publikut “Moisiu On” që do të fillojë me 23 Shkurt deri me 25 Mars. Do të jenë 21 shfaqje, 21 trupa nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Prurjet janë shumë të mira, festivali hapet me Makbethin, me teatrin shqiptar të Shkupit. Unë kam bërë dhe një video dedikimi që i kam bërë festivalit. E gjitha është bërë që të mos shkëputet kjo lidhje me publikun.“, tha aktori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu