Tre arrestime të tjera nga Policia Elbasan. Komunikata

0

 

Elbasan

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi: E. S., 35 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas, me detyrë ekonomist pranë një Qendre Shëndetësore në Elbasan, në periudhën prill 2018 – maj 2020, ka përfituar një shumë lekësh, duke falsifikuar listë- pagesat.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik u bë arrestimi i shtetasit Xh. B., 49 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në dyqanin e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 biçikleta që dyshohet se janë të vjedhura në Greqi.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:

• E.D., 37 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu