Teatri “Skampa” vlerëson dhe bën dedikimin e ndjerë për Astrit Loparin

0

 

Të nderuar miq,

Sot u nda nga jeta muzikologu, kritiku i artit, mësuesi dhe ish drejtor i shkollës Artistike “Onufri”, miku ynë i shtrenjtë Astrit Lopari në moshën 71 vjeçare.

Përfundoi studimet në “Konservatorin e Arteve” dega – Muzikë, specialiteti – “Kritik Arti”, në vitin 1972.

Më pas vazhdoi kursin pasuniversitar për Kritikë Muzikore. Prej më shumë se 35 vjet filloi të drejtonte edukimin artistik muzikor dhe jo vetëm, në shkollën artistike “Onufri”. Ai luajti një rol shumë të rëndësishëm në zgjerimin e kësaj shkolle, duke bërë të mundur hapjen e degëve të artit pamor, pikturë dhe skulpturë, degën e kitarës, të firzamonikës etj…

Nxënësit që dolën nga kjo shkollë, ishin dhe janë studentët nga më të mirët në Universitetin e Arteve por edhe në institucione arsimore jashtë Shqipërisë ku japin kontributin e tyre kudo ndodhen.

Shkolla Artistike ” Onufri” nën drejtimin e tij u formatua plotësisht si një shkollë artistike profesionale e nivelit të lartë.

Për më shumë se gjysëm dekade familja e tij ishte, shkolla, ishin nxënësit, ishin mësuesit, ishte arti, si dhe kontributi i tij i çmuar në lëvizjen artistike kulturore të Elbasanit.

Lamtumirë profesori, mësuesi, prindi ynë Astrit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu