Tejkalon limitet e ekspozimit ndaj rrezatimit ,Franca ndalon shitjen e iPhone 12

0

Shitja e iPhone 12 është ndaluar në Francë për shkak se ky smartphone tejkalon limitet e ekspozimit ndaj rrezatimit. Autoriteti Kombëtar Francez i Frekuencave, në një deklaratë të martën, u shpreh se shkalla e energjisë së rrezatimit nga ky celular, që absorbohet nga trupi i njeriut, ishte mbi normën e lejuar me ligj.

Ministri i Francës për Ekonominë, Jean-Noel Barrot u shpreh se këtë problem mund ta zgjidhë një përditësim i softuerit, në të kundërt iPhone 12 nuk rikthehet më për shitje.

Ndërkohë kompania amerikane e ka kundërshtuar një vendim të tillë të autoriteteve franceze, duke pohuar se iPhone 12 është certifikuar nga shumë organizma ndërkombëtarë dhe është në përputhje me standardet globale të rrezatimit.

Trupi njerëzor, nga çdo burim rrezatimi thith dozën e energjisë, e cila shprehet në vat për kilogram të peshës së trupit. Telefonat celularë përmes rrezatimit të tyre, krijojnë fusha eletromagnetike prej transmetimit të radiofrekuencave.

Por celularët nuk mund të thyejnë lidhjet kimike ose të shkaktojnë ndryshime në qelizat e trupit të njeriut, ashtu siç mund ta bëjnë rrezet X ose rrezet Gama që shkaktojnë edhe kancer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu