Telefonat BlackBerry ndalojnë së funksionuar sot

0

Fundi është e vetmja pikë e destinacionit e cila është definitive dhe e pashmangshme.

Pikërisht fundi i një epoke është ditën e sotme edhe për telefonat BlackBerry.

Bëhet me dije se telefonat inteligjentë klasikë të kësaj kompanie do të ndalojnë së funksionuari, 22 vjet pasi pajisjet u shfaqën për herë të parë në treg.

Sistemet nuk do të marrin më përditësime të softuerit dhe, si rezultat, “nuk do të funksionojnë më në mënyrë të besueshme”, paralajmëroi firma.

Kjo, shtoi kompania kanadeze, ka potencialin të ndikojë në operacionet thelbësore si aftësia për të dërguar dhe marrë telefonata, përfshirë shërbimet e urgjencës dhe tekste.

Aplikacionet si BlackBerry Link, Desktop Manager, Ëorld, Messenger dhe Blend do të kenë ‘funksionalitet të kufizuar’.

Kujtojmë se BlackBerry u shfaq për herë të parë në treg në vitin 2000 dhe u bë i domosdoshëm pasi smartfoni i lejonte përdoruesit të shkruanin dhe dërgonin me lehtësi emaile.

Telefonat inteligjentë panë një rritje dramatike të popullaritetit nga viti 2001 deri në vitin 2007, teksa arritën në tregje të reja anembanë globit.

BlackBerry nga dështimi për t’u përballur në një treg plotë konkurrëncë dhe për t’u përshtatur gjithashtu, mungesa e njohurive të konsumatorit dhe dizajni i dobët çuan në shkatërrimin e tij në 2018, kur kompania njoftoi se nuk do të prodhonte më smartfonin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu