Temperatura ekstreme në Elbasan:Ndërmarrja që ofron shërbimin urban pa një njoftim për qytetarët redukton flotën në terren

0

 

Elbasani vijon të jetë nën “pushtetin “ e temperaturave ekstremisht të larta. Sikur të mos mjaftonte kjo këtë të hënë qytetarët janë përballur me ndryshime në linjën e transportit urban. Nëse deri një ditë më parë ky shërbim për secilën linjë ofrohej cdo gjysëm ore nga sot ofrohet një herë në orë. Nën ekspozimin e temperaturave përvëluese dhe pa një njoftim nga ndërmarrja e shërbimit urban qytetarët shprehin revoltën e tyre. Ata thonë se nuk është aspak normale të mos njoftohen për këtë vendim pasi kanë qendr uar një orë në këmbë , ndërsa e gjykojnë të nxituar dhe ekstrem shkurtimin e shërbimit në një kohë kur temperaturat në vend janë të papërballueshme. Gjithashtu qytetarët në Elbasan ankohen edhe për kushtet në urbane, ku sipas tyre nuk kanë dritare, ndërsa kondicionerët nuk janë ndezur asnjë ditë të vetme.

Burime nga ndërmarrja e cila ofron shërbimin urban në Elbasan bëjnë me dije se vendimi për të shkurtuar shërbimin është marrë pasi pretendohet se është ulur numri i udhëtarëve që udhëtojnë me urban. Ndonëse ky shërbim ka një marrëveshje me pushtetin local, ky i fundit tha për Infoweb Media se nuk është në dijeni të vendimit të ndërmarrjes së shërbimit urban. Nga Bashkia na u premtua se ky rast do të trajtohet me seriozitet për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve sidomos në këto ditë të nxehta.

Infoweb Media!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu