Temperatura ideale e kondicionerit në makinë, duke marrë parasysh shpenzimin e karburantit

0

Gjatë muajve të nxehtë të verës, shoferët kanë një dilemë që nuk përfundon kurrë: Sa karburant shpenzon mbajtja e kondicionerit ndezur në automjetin tuaj ?!

Ekspertët thonë se konsumi i karburantit varet kryesisht nga modeli i makinës që keni, zakonet tuaja të ngarjes dhe disa faktorë të tjerë.

Studimet tregojnë se ngarja e automjetit me kondicioner ndezur në tempreratura të larta rrit konsumin e karburantit me afërsisht pesë për qind. Për shembull, nëse drejtoni një Volkswagen Bora me një motor 90 kuaj fuqi, do të konsumoni mesatarisht gjysmë litri karburant për 100 kilometra.

Këshilla për temperaturën ideale:

Nëse është 30 gradë jashtë, mos vendosni ajrin e kondicionuar në makinë, për shembull, 17 gradë. Nuk është as e shëndetshme dhe as efektive, veçanërisht kur dilni nga automjeti pasi keni qëndruar për një kohë të gjatë dhe menjëherë futeni në kushte tropikale.

Klubi gjerman i makinave ADAC zakonisht rekomandon temperatura midis 22 dhe 25 gradë. Kjo do t’ju mbajë të përqendruar gjatë ngarjes.

Mos e drejtoni ajrin direkt në kokë ose në gjoks, por drejtojeni atë drejt xhamit.

Konsumi i karburantit me “kondicioner” të ndezur rritet deri në një litër karburant për 100 kilometra. Por mos kurseni.

Temperatura e lartë brenda veturës rrit stresin e ngarjes. Kjo zvogëlon aftësinë e përqendrimit dhe shpejtësinë e reagimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu