Temperaturat arrijnë deri në 30 gradë. Parashikimi i motit për sot

0

 

Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e masave ajrore veriperëndimore duke ndikuar në vendin tonë mot të kthjellët.

Por pjesa e dytë e ditës sjell kalime vranësirash të lehta në të gjithë Shqipërinë, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore. Edha nata parashikohet të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur ditore nga 8°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.

Era do fryjë mesatare por herë pas herë forcohet duke arritur shpejtësi deri 65- 70 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë Republikën e Kosovës, por pasditja sjell kalime vranësirash të lehta në zonat perëndimore dhe veriore, por pa rrezikuar shira. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur dy vlerat ditore nga 9 në 24°C.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në territorin e MV. Parashikohet edhe pasditja të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë MV.

Rajoni dhe Europa

Në pjesën më të madhe të kontinentit Europian dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare. Më të dukshme kthjellimet paraqiten në Pellgun e Mesdheut dhe ishujt Britanikë. Por me vranësira të dendura dhe shira vijojnë vendet Nordike dhe Europa Lindore

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu