Ndërsa temperaturat në Elbasan kanë arritur mbi 40 gradë celcius qytetarët ankohen për mungesë të ujit të pijshëm. Prej më shumë se një viti qyteti është shndërruar në kantierë ndërtimi si pasoje e investimeve në rrjetin e ri të ujësjellësit por ky investim vetëm sa e ka përkreqësuar furnizimin me ujë të pijshëm dhe infrastrukturën në qytet. Në këto kushte qytetarët nga pika të ndryshme të qytetit flasin për furnizim të ujit të pijshëm vetëm 1 me ose 2 orë në ditë. Në ditë me teperatura ekstreme nevojat për ujë janë edhe më të mëdha.
Në ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan situatën ia faturojnë ndërtimeve në rrjet.Ndërkohë jo pak kritik Kryeministri Rama ditët e fundit është shprehur për mënyrën sesi menaxhohet dhe shpërndahet uji i pijshëm, duke lajmëruar një reformë e cila fillimisht do të implementohet në Tiranë./Infoweb Media





