I nxehti vijon të mbajë të mbërthyer vendin, ndërsa për të disatën ditë Elbasani vijon të mbajë “stafetën”e qytetit më të nxehtë. Për ti shpëtuar temperaturave përvëluese shumë qytetarë kanë shfrytëzuar ditën pushim të kësaj të diele për tu freskuar në bregdet dhe pishina. Dëshmi janë këto pamje që vijnë nga qendra e qytetit dhe lulishtet pranë ku shihen rrugë të boshatisura dhe tek- tuk lëvizje.
Pamje krejtësisht tjetër sjellin pishinat. Afërsia me qytetin por dhe një sër arsyesh të tjera i bën këto destinacione mjaft të pëlqyera.
Edhe më të preferuara pishinat janë për fëmijët. Ata kanë mundësi jo vetëm të freskohen, por edhe të luajnë pa u ndjerë të rriskuar.
Sinoptikanët kanë parashikuar një javë përvëluese në vijim, por jo të gjithë i kanë mundësitë të arratisen ne plazhe e pishina.
Infoweb Media!