ELBASAN – Ndeshja mes AF Elbasanit dhe KF Tiranës është shoqëruar me tensione, pasi skuadra e Tiranës është tërhequr drejt dhomave të zhveshjes pas shënimit të golit të Elbasanit nga pika e penalltisë.
Tërheqja e bardhebluve ka ardhur si reagim ndaj vendimeve të arbitrit, të cilat janë kontestuar nga stafi dhe lojtarët e KF Tiranës. Situata ka shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të takimit, ndërsa pritet një vendim zyrtar nga arbitrat dhe delegati i ndeshjes.
Nga ana tjetër, skuadra e Elbasanit ka mbetur në fushë në pritje të rifillimit të lojës, ndërsa atmosfera në stadium ka qenë e tensionuar.
Mbetet për t’u parë nëse ndeshja do të vijojë normalisht apo do të merren masa disiplinore nga organet përkatëse të futbollit.





