Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për mbetjet urbane

0
Screenshot

Miratimi i kontratës së shërbimit publik për pranimin, depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve të bashkisë së Elbasanit në impiantin e përpunimit të mbetjeve ka shkaktuar debate të ashpra në mbledhjen e Këshillit bashkiak në Elbasan.
Pjesë nga debati
Sipas këshilltarëve të djathtë impianti është jashtë funksionit dhe nuk justifikon shërbimet për të cilat paguhet. Teksa e konsideruan aferë të pastër korruptive, këshilltarët e opozitës kërkuan që të ndryshohet krejtësisht zgjidhja e mënyrës e vendit të trajtimit të plehrave të Elbasanit.

Ndërsa opozita e trajton si një aferë korruptive mafioze, bashkia Elbasan i kërkoi këshillit bashkiak të miratojë zgjatjen e kontratës me landfillin e përpunimit të mbetjeve .Ndërkohë këshilltarët e majtë votuan që të risillet propozimi muajin tjetër pasi t’u ofrohet një relacion më i plotë.

Nga ana tjetër së fundmi Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim ndaj kompanisë Eco Elb për veprat penale “Shkatërrim i Pronës me zjarr” dhe “Ndotje e ajrit” ku i referohet zjarrit që përfshiu ladfillin në korrik të vitit 2023. Prokurori Xheljan Seferi gjithashtu ka zgjeruar hetimin duke përfshirë edhe elementë të shpërdorimit të detyrës nga ana e kompanisë.