Tensione nga familja e viktimës, shtyhet sërish gjyqi për 4 adoleshentët në Gramsh

0

Shtyhet serish seanca gjyqësore kundër katër adoleshenteve te Gramshit. Shkak është bërë mosparaqitja e avokatëve mbrojtës të personit që mbeti i plagosur.
Ka pasur tensione në sallë dhe jashtë gjykatës nga familja e viktimës, Fatjon Bici, të cilët akuzojnë trupin gjykues që qëllimisht shtyn seancat duke i akuzuar për korrupsion dhe sorollatje të qëllimshme të procesit. Policia e shtetit ka ndërhyrë për të larguar familjarët.

Seanca e radhës mësohet se do të jetë me 18 mars.

Mbi katër të miturit rëndon akuza “vrasje me rrethana  të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim.

Po ashtu avokatët mbrojtës të familjarëve të viktimës kanë kërkuar refuzimin e gjykimit të shkurtuar, i kërkuar më herët nga mbrojtja e të akuzuarve.
Në rastin e një gjykimi të shkurtuar 4 adoleshentët të cilët akuzohen për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim” rrezikojnë dënimin deri në 8 vite burg, ndërsa në një gjykim normal ata nuk do të mund të dënohen më shumë se 12 vite burg, siç parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur./InfowebMedia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu