Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë përshkallëzuar ditën e sotme, kur anijet “Oruc Reis”, “Ataman” dhe “Cengiz Han” janë larguar nga brigjet e Antalias drejt Kastelorizos, Greqisë, duke u shoqëruar nga pesë anije ushtarake.
Siç raportojnë mediat greke rreth orës 07:30 të mëngjesit të së martës, “Oruc Reis” dhe anijet luftarake që e shoqërojnë ndodhen 42 milje detare brenda shelft kontinental grek.
Ndërkohë, marina greke ka vendosur anijet në gatishmëri. Mediat greke raportojnë se ato janë ” me gishtin në këmbëz” dhe presin të shohin cili do të jetë reagimi i anijeve turke.
Situata është e tensionuar pasi në zonë ndodhen një numër i madh anijesh ushtarake të të dyja vendeve të NATO-s.
Protothema.gr shkruan se zgjedhja e pikave ekstreme të zonës ku njoftohen punët sizmike nga “Oruc Reis” nuk duhet të konsiderohet rastësisht: 6.5 milje në jug të Kastelorizo, kështu Ankara dërgon mesazhin se njeh ujërat territoriale 6 milje detare nga brigjet e Kastelorizos dhe asgjë tjetër.
Me këtë lëvizje, Ankaraja pohon se Greqia nuk mund të pretendojë në rajonin e Mesdheut Lindor asgjë përtej zonës detare territoriale me 6 milje, as të drejtat sovrane në zonat detare përtej zonës bregdetare greke, të cilës po përpiqet të tregojë se i përket në një shelf kontinental turk.