Tentoi që të hidhej nga godina e Muzeut, kush është biznesmeni i njohur

0

Admir Jahelezi është personi që tentoi të hidhej këtë mëngjes nga godina e Muzeut Historik të Tiranës, por pas negociatave me familjarët dhe me policinë arriti që të zbriste prej aty.

Mësohet se Jahelezi ka pasur një biznes në fushën e transportit mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila i ka shkuar drejt falimentit.

Jahelezi pretendon se biznesi i tij është përballur me konkurencën e pandershme, dhe ka hedhur akuza dhe në drejtim të ministres Belina Balluku, që sipas tij nuk ka denjuar as ta presë në taki, për ti shprehur shqetësimet e tij.

Ai thotë se ka qenë i detyruar të marrë miliona lekë kredi, dhe tashmë nuk ka se me çfarë ti paguajë ato.

“Kam marrë në telefon tek ministria e Transportit. Belinda Balluku ma ka mbyllur telefonin. Nuk osht marr asnjë masë. Të takoj edhe ministren Belinda Balluku, unë se kuptoj pse nuk marrin masa.

Është përgjegjëse për dhënien e liçensave të transportit, po bëhet një tregti e pandershme. Kjo më ka detyruar të zhytem në borxhe”, u shpreh shkurtimisht në gjendje të rënduar psikologjike Jahelezi.

Përparim Jahelezi pritet tashmë që të merret në pyetje nga ana e Policisë, për të zbuluar dhe arsyet që kanë çuar drejt këtij akti ekstrem.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu