Tentoi ta grabiste/ Ky është 31-vjeçari shqiptar që goditi me thikë të moshuarin grek

0

Ka dalë përpara gjykatës 31-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua të premten e kaluar në Lamia, teksa po tentonte të grabiste shitësin e një kioske.

Sipas mediave greke raportohet se i riu qëndroi sot për rreth dy orë në zyrën e Prokurorit dhe hetuesit, ndërkohë që u shty ër të premten afati i kërkimit të faljes.

Ai akuzohet për vrasje në tentativë, me qëllim grbitjen, si dhe për shkelje ligjore për armët dhe të huajt.

Ai u paraqit në seancë pa avokat, ndërkohë që pritet që një anëtar i Avokatisë së Lamisë të emërohet.

Shqiptari u arrestua në zonën e Bashkisë Kamenon Vourla, në Agnanti ku edhe qëndronte i fshehur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu