Tentoi të hyjë me armë zjarri në Itali, arrestohet shqiptari nga Kosova

0

Një shqiptar nga Kosova, banues në Zvicër, është arrestuar nga autoritetet italiane pasi tentoi të hynte në vend i armatosur. Sipas mediave italiane, ai mbante me vete një pistoletë me karikator.

Fundjavën e kaluar Gdf dhe zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve në vendkalimin e autostradës Brogeda ndaluan një individ banues në Zvicër, i cili dukej i nervozuar.

Nga kontrollet, rezultoi se ai udhëtonte me një pistoletë gjysmë automatike me 8 fishekë të kalibrit 9×19 mm, gati për përdorim dhe me karikatorin e futur brenda armës pa asnjë siguri.

Nisur nga rreziku i mundshëm i “sjelljes së kryer nga subjekti, ai u arrestua”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu