Tentoi të kalonte kufirin i infektuar me Covid, 7 milionë lekë gjobë 63-vjeçarit!

0

Masat anti-Covid vijojnë të jenë të rrepta edhe në pikat kufitare me vendet fqinje dhe konkretisht me Greqinë. Mësohet se një 63-vjeçar nga Vlora ka tentuar të kalojë kufirin për në shtetin grek, në pikën kufitare të Kakavijës, ndërkohë që ishte i infektuar me Covid. Por pas kontrolleve policia e ka gjobitur me 7 milionë lekë të vjetra dhe e ka proceduar penalisht.

Njoftimi

Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”. Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M. G, 63 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private. Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu