Tentoi të kryente marrëdhënie/ Kamarierja i pret organin pronarit të kafenesë

0

Policia në Spanjë ka arrestuar një punëtore të një kafeneje. Ajo dyshohet se i ka prerë organin gjenital shefit të saj, duke pretenduar se ai ka dashur që ta dhunojë seksualisht.

Gruaja u tha policëve se po përpiqej t’i rezistonte një sulmi seksual në një bar të qytezës Sant Andreu de la Barca, afër Barcelonës, të martën rreth mesnatës.

Zonja e paidentifikuar e kontaktoi policinë për ta pranuar sulmin e saj, ndërsa burri u dërgua në spital për një operacion emergjent, në mënyrë që mjekët të arrinin t’ia kapnin përsëri pjesën e prerë të trupit.

Deri në mëngjes nuk ka qenë ende e qartë nëse operacioni ka qenë i suksesshëm. Raportohet se gruaja që e preu burrin në zonën e ndjeshme ka prejardhje nga Bangladeshi dhe është në të tridhjetat. Ajo po mbahet në ndalim në një stacion policor.

Hetuesit policorë i kanë nisur hetimet rreth pretendimeve të gruas se ajo ka reaguar në vetëmbrojtje dhe nuk e kanë përjashtuar mundësinë që pronari i kafenesë të arrestohet posa t’i përmirësohet gjendja shëndetësore.

Disa burime të policisë kanë thënë se gruaja ka raportuar se është ngacmuar për muaj të tërë dhe në disa raste është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me shefin para se ta sulmonte me thikë. Burimi Dayli Mail.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu