Tentoi të shpëtonte, por…Arrestohen 7 shqiptarë në Spanjë për trafik droge, një 25-vjeçar humbet jetën, bie nga çatia

0

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 të mëngjesit të kësaj të shtune, kur disa efektivë policie kishin vënë re praninë e një burri në fermën e kanabisit.Një 25-vjeçar humbi jetën këtë të shtunë kur u rrëzua nga çatia e një magazine në komunën e Alaquàs (Valencia), fill pasi u zbulua nga Policia bashkë me 7 persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 të mëngjesit të kësaj të shtune, kur disa efektivë policie kishin vënë re praninë e një burri në fermën e kanabisit.

Gjatë aksionit të policisë në fermën e kanabisit, i riu ka vrapuar duke hipur mbi çatinë e ndërtesës ku kultivohej marijuana, por gjatë tentativës për t’iu arratisur policisë ai ka rënë nga lartësia. Ai është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. 25-vjeçari ishte i përfshirë në trafikun e drogës së bashkë me personat e tjerë.

Pas kontrolleve agjentët zbuluan se pjesa e brendshme e ndërtesës ishte një fermë industriale droge me një plantacion të madh marihuane. Oficerët e policisë kontrolluan edhe kuvertën e anijeve aty pranë dhe arrestuan shtatë persona, të gjithë me origjinë shqiptare. Megjithatë emri i asnjë prej tyre s’është bërë me dije.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu