Tentoi të vetëflijohet duke pirë detergjent, zbulohet arsyeja e frikshme që çoi drejt aktit

0

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Delvinë ku një person ka tentuar të vetëflijohet, duke pirë detergjent.

Mësohet se personi që tentoi aktin ekstrem quhet Artur Llanaj, një 48 vjecar baba i katër fëmijëve. Arsyeja që shtyu personin në fjalë drejt vetëvrasjes është e rëndë.

Burime paraprake thonë se shkak ka qenë varësia e këtij të fundit për të konsumuar alkol, por nuk kishte siguruar dot lekët.

Mësohet se 48 vjecari është i divorcuar ndërsa ka qenë edhe dy herë i dënuar për dhunë në familje. Llanaj është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e Delvinës ka nisur hetimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu