Tentoi të vriste foshnjën e saj duke e mbyllur në garderobë, arrestohet 38-vjeçarja

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi ku një nënë akuzohet për “tentativë për vrasje” pasi mbylli foshnjën e saj brenda gardërobës.

Sipas mediave të huaja, fatmirësisht foshnja tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa, Yulia Zykova 38 vjeç, është nën hetim për “vrasje në tentativë” dhe “mizori” dhe pritet të dënohet me 15 vite burg.

Foshnja, Polina kishte një mungesë të theksuar peshe pasi nëna e saj nuk e ushqente dhe nuk e donte.

Polina do të çohet në qendrën e birësimit nëse antarët e familjes së saj nuk janë në gjendje të kujdesen për vogëlushen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu