Tentuan të kalojnë kufirin në Kakavijë/ Gjobiten me 700 mijë lekë dy persona të infektuar me Covid-19

0

Dy persona nga Saranda janë gjobitur me 700 mijë lekë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër pasi tentuan të kalojnë doganën e Kakavijës drejt tokës greke pavarësisht se testi i Covid-19 i kishin dalë pozitivë.

S.C. 60-vjeç dhe E.L. 42-vjeç janë konstatuar nga specialistët e Shëndetësisë dhe policia kufitare gjatë shqyrtimit të dokumentacionit të tyre.

Të dy ata janë shoqëruar në shtëpi ku janë karantinuar deri në momentin e negativizimit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu