Teoria që po i frikëson të gjithë! Kaosi në Kanalin e Suezit erdhi nga mallkimi i Faraonit Ramesses II?

0

 

Që nga data 23 mars në kanalin e Suezit ishte krijuar një kaos, teksa e gjithë kjo gjë mori fund të hënën. Kujtojmë që një anije-kontejner rreth 400 metra e gjatë dhe 59 metra e gjerë, me peshe rreth 200 mijë tonë, mbeti në vend të martën në një pjesë të ulët të kanalit. Sipas pronarit të anijes, ky problem erdhi pasi mjeti humbi kontrollin për shkak të një rryme të fortë ajri.

Por sipas disa të tjerëve, bllokimi i kanalit të Suezit ka ardhur nga mallkimi i Faraonit Ramesses II. Sipas këtyre supersticiozëve, bllokimi i kanalit dhe vdekja e 32 personave pas përplasjes së dy trenave në Tahta në Egjiptin Qendror janë shkaktuar nga mallkimi i Faraonit.

Sipas tyre, transferimi i 22 mumieve dhe Faraonit Ramesses II në një muze të ri pasi sipas kësaj teorie, në varrin e Tutankhamun ishte gdhendur një mallkim për ata që prishin qetësin e mbretit.

Në varr shkruhej:

Vdekja do të vijë shpejtë për ata që prishin paqen e mbretit.
Sipas këtij shkrimi të gdhendur, arsyeja e këtyre fatkeqësive ka ardhur pas zhvendosjes së mumieve dhe mbretit, pasi shihet si prishje qetësie, bazuar në atë çfarë ishte shkruar në varr. Ndonëse disa nga arkeologët kanë gjetur vdekjen pasi kanë gërmuar këto varre, Hawass ka mohuar këtë teori duke shpjeguar se vdekjet kanë ardhur si shkak i mikrobeve brenda varreve.

Burimi:unilad.co.uk/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu